Tërmeti me magnitudë 6.7 ballë godet Indonezinë, nuk ka rrezik për cunami sipas autoriteteve

14/07/2025 10:40

Një tërmet i fuqishëm me magnitudë 6.7 ballë ka goditur Ishujt Taninbar, të Indonezisë.

Tërmeti ra në një thellësi prej 98 km, sipas agjencisë gjeofizike të Indonezisë dhe nuk kishte kërcënim për cunami.

Studimi Gjeologjik i SHBA-së (USGS) tha se tërmeti ra në orën 12:49 të mesditës sipas kohës lokale në një thellësi prej 80 kilometrash, rreth 177 kilometra në perëndim të qytetit Tual, ndërsa Qendra Gjermane e Kërkimeve të Gjeoshkencave (GFZ) tha se ishte me magnitudë 6.8 ballë dhe kishte një thellësi fokale prej 10 kilometrash.

Qendra e Paralajmërimit të Cunamit të Paqësorit tha se nuk kishte kërcënim për një cunami.

Top Channel