
Presidenti ukrainas, Volodymyr Zelensky e përshkroi bisedën e tij me të dërguarin special të SHBA-së, Keith Kellogg, në Kiev si “produktive”.
Në një postim në X, presidenti ukrainas tha se ata diskutuan se çfarë mund të bëjnë Uashingtoni dhe Kievi “praktikisht” për të sjellë paqe në Ukrainë.
“Kjo përfshin forcimin e mbrojtjes ajrore të Ukrainës, prodhimin dhe furnizimin e përbashkët të armëve mbrojtëse në bashkëpunim me Evropën. Dhe, sigurisht, sanksionet kundër Rusisë dhe mbështetësve të saj”, tha Zelensky.
Presidenti ukrainas shtoi gjithashtu se Kievi shpreson për udhëheqjen e SHBA-së dhe “është e qartë se Moska nuk do të ndalet nëse ambiciet e saj absurde nuk kufizohen nga përdorimi i forcës”.
I met with @generalkellogg, the U.S. Special Envoy. We had a productive conversation.
We discussed the path to peace and what we can practically do together to bring it closer. This includes strengthening Ukraine’s air defense, joint production, and procurement of defense… pic.twitter.com/TCxJwU6q9N
— Volodymyr Zelenskyy / Володимир Зеленський (@ZelenskyyUa) July 14, 2025
Top Channel