Qendra kryesore tregtare në Melbourne tronditet nga një tjetër sulm me thikë, sulmuesi bërtet ‘Allahu Akbar’

14/07/2025 10:54

Një person ka mbetur i plagosur nga një sulm me thikë në në një qendre tregtare në Melbourne.

Ekipet e emergjencës u thirrën në Homer Street pranë Moonee Ponds Central në veriperëndim të qytetit rreth orës 4:35 të pasdites të hënën. Policia mbërriti dhe gjeti një burrë me lëndime në qafë dhe gjoks dhe një tjetër të shtrirë përtokë nga njerëzit.

Raportohet se të dy burrat ishin duke u grindur përpara se njëri të nxirrte thikën dhe ta godiste tjetrin në qafë. Pesë kalimtarë kryen shpejt një neutralizit të autorit, i cili më pas filloi të bërtiste ‘Allahu ekber’. Dëshmitari Liam Clifford pa çfarë ndodhi dhe tha se skena ishte mjaft e vështirë.

“Kur e pashë djalin të rrëzohej nga njerëz të tjerë, ai filloi të bërtiste “Allahu ekber” vazhdimisht dhe nuk ndalej dot”, tha ai për 7News.

Sakaq, autoritetet kanë nisur hetimet për zbardhjen e ngjarjes dhe rrethanat e saj.

 

Top Channel