Parakalimet e rrezikshme të shoferëve, ‘kokë më kokë’ makinave të korsisë tjetër! 765 gjoba në një javë
14/07/2025 17:22
765 shoferë janë gjobitur gjatë javës që lamë pas, për parakalim të gabuar.
Nga pamjet kapura me dronë nga policia, duket se si shoferët kanë rrezikuar jetën e përdoruesve të rrugë, vetëm për të parakaluar mjetet në trafik.
Ndërkohë, në një javë, janë vendosur 423 masa administrative për tejkalim të shpejtësisë, me sanksion pezullimin e lejes së drejtimit dhe zbritje të pikëve të lejes së drejtimit;
Po ashtu, janë dhënë 876 masa administrative për mosvendosje të rripit të sigurimit, 1.121 masa administrative për përdorim të celularit gjatë drejtimit të mjetit dhe 128 masa për drejtim të mjetit, në efektin e alkoolit.
Top Channel