Macron jep alarmin: Europa, përballë kërcënimit më të madh që nga Lufta e Dytë Botërore!

14/07/2025 10:54

Presidenti francez Emmanuel Macron bëri publike planet e tij për një rritje të ndjeshme të shpenzimeve të mbrojtjes, teksa paralajmëroi se liria e Europës po përballet me një “kërcënim më të madh” se në kurrë më parë që nga fundi i Luftës së Dytë Botërore.

Në një fjalim para forcave të armatosura në Paris, shefi i Elizesë u shpreh se “po jetojmë në një moment kyc” për shkak të gjeopolitikës komplekse. Ai bëri thirrje që shpenzimet e mbrojtjes së Francës të rriten me 3.5 miliardë euro vitin e ardhshëm, e paskësaj, edhe me 3 miliardë euro të tjera në vitin 2027 teksa denoncoi “politikat imperialiste” dhe “fuqitë aneksuese”, kur iu referuar kërcënimit që vjen nga Rusia.

Për të qenë i lirë në këtë botë, duhet të të kenë frikë. Dhe që të të kenë frikë, duhet të jesh i fuqishëm”-u shpreh Macron.

Propozimet e kreut të shtetit për dyfishimin e buxhetit ushtarak të Francës, ende duhet të miratohen nga qeveria franceze. Macron theksoi se bota po dëshmon rikthimin e energjisë bërthamore dhe “përhapjen e konflikteve të mëdha”.

Ai përmendi edhe bombardimet amerikane ndak Iranit, konfliktin mes Indisë dhe Pakistanit dhe atyre i quajti “ulje-ngritje në mbështetjen amerikane për Ukrainën”.

Së fundmi, kreu i ushtrisë franceze Thierry Burkhard doli me pretendimin se Moska e sheh Francën si “armikun e saj kryesor në Europë”.

Top Channel