
Gjykata e Tiranës refuzoi ankimin e prindërve të Brian Spahiut të cilët kërkuan në çfarë faze janë hetimet ndaj dentistes e cila kishte marrë përsipër trajtimin e dhëmbëve të fëmijës, që ndërroi jetë në spital.
Padia e prindërve Bledar dhe Ina Spahiut kërkonte që gjykata të ndërhynte dhe të urdhëronte prokuronin për të informuar prindërit mbi veprimet hetimore të kryera nga çasti kur fëmija ndërroi jetë në vitin 2023 dhe t’u viheshin në dispozicion aktet që nuk janë sekret siç është dhe kartela e fëmijës.
Siç raporton gazetarja e Top Channel Anila Hoxha, kërkesa nuk u pranua nga gjykata penale me arsyetimin se familjarët e viktimës nuk janë bashkë-ushtrues të hetimeve që drejtohen nga prokuroria. Por në padi familjarët kanë kërkuar të njihen me rezultatet e akt ekspertimit dhe tu drejtojnë pyetje ekspertëve dhe kanë marrë përgjigje se ekspertizën nga pesë mjekë italianë.
I kontaktuar nga Anila Hoxha avokati i familjes së Brianit, Jordan Daci tha “ ne kërkojmë informacion për hetimet dhe të njihemi me emrat e ekspertëve qe tu bëjmë pyetjet tona qofshin edhe italianë. Kërkojmë t’na jepen kopje të akteve qe nuk përbëjnë sekret , sepse nuk kemi përgjigje pse po zgjasin hetimet kaq gjatë dhe përse e kanë shmangur IML“
Top Channel