Kërkohej në Spanjë për mashtrim me pasoja të rënda! 37-vjeçarin në Tiranë e ‘tradhton’ celulari

14/07/2025 12:35

Anëtari i një organizate kriminale të akuzuar në Spanjë për mashtrim me pasoja të rënda, është arrestuar në Tiranë.

Ndriçim Sula, 37 vjeç, u kap duke përdorur celularin, gjatë drejtimit të automjetit.

Nga verifikimet e kryera menjëherë pas ndalimit dhe shkëmbimit të informacionit me Interpol Tiranë rezultoi se 37-vjeçari ishte në kërkim për llogari të autoriteteve spanjolle.

Gjykata e Seu de Urgell i ka caktuar masën e sigurisë “Arrest në burg”, për veprën penale “Mashtrimi”, me pasoja të rënda, kryer në kuadër të organizatës kriminale.

Për ekstradimin e tij Interpol Tirana vijon bashkëpunimin me Interpol Madridin.

Top Channel