
Gjykata e Durrësit caktoi masën e sigurisë arrest në burg për 28-vjeçarin Lubjan Camema nga Kavaja, ndërsa për bashkëpunëtorin e tij Benard Kapiti nga Durrësi u caktua masa arrest në shtëpi.
Të dy të akuzuarit për mashtrim në bashkëpunim, për inskenim rrëmbimi, pretenduan se nuk njiheshin më parë me njëri-tjetrin. Camema e ka kontaktuar tek muzeumi Kapitin dhe i ka kërkuar që të takojë të atin për t’i marrë një sasi lekesh, 200 euro, që i kishte borxh dhe nuk shkonte dot vetë për shkak të gjendjes në të cilën ndodhej, nën efektin e lëndëve narkotike.
Camema që u mbrojt nga një avokate e caktuar kryesisht nuk u shfaq i penduar para gjykatës pasi, gjithkush, sipas tij, mund t’i kërkoje familjarit një shumë të tillë në rast nevoje.
Për të verifikuar pretendimin e dy të akuzuarve për mosnjohje të mëparshme me njëri-tjetrin do të kërkohen tabulatet e telefonave të tyre.
Ata kërkuan masa më të buta nga gjykata pasi janë prindër të fëmijëve të mitur.
Top Channel