I dërguari special i SHBA-së për Ukrainën mbërrin në Kiev, këshilltari i lartë i Zelenskyt: Do diskutojmë për armët, sanksionet dhe shumë çështje të tjera

14/07/2025 10:12

I dërguari special i SHBA-së për Ukrainën, Keith Kellogg, mbërriti sot në Kiev, tha këshilltari kryesor i presidentit ukrainas, Andriy Yermak, pas njoftimit të presidentit të SHBA-së, Donald Trump, për dërgesat e reja të sistemeve të mbrojtjes ajrore Patriot në vend.

“Ne e mirëpresim ngrohtësisht të dërguarin special të SHBA-së, Keith Kellogg, në Ukrainë”, tha Yermak në një postim në aplikacionin Telegram.

“Paqja përmes forcës është parimi i presidentit të SHBA-së, Donald Trump dhe ne e mbështesim këtë qasje”, shtoi ai.

Kellogg udhëtoi sot në Kiev për të diskutuar sigurinë dhe sanksionet kundër Rusisë, vuri në dukje këshilltari kryesor i presidentit ukrainas.

“Mbrojtja, forcimi i sigurisë, armët, sanksionet, mbrojtja e popullit tonë, forcimi i bashkëpunimit midis Ukrainës dhe Shteteve të Bashkuara, ka shumë çështje për të diskutuar”, përfundoi Yermak.

Top Channel