
Një shqiptar me urdhër arresti lëshuar nga SPAK dhe miratuar nga GJKKO, i arrestuar në Londër do të ndjekë procesin e ekstradimit i lirë me kusht.
Nga dokumentet e para të këtij procesi ekstradimi prej Top Channel Alban Gjidiaj 28 vjeç, i kërkuar si pjesë e grupi kriminal që trafikonte armë nga Shqipëria në Angli ka fituar lirinë me kusht kundrejt një pagese prej 5.000 stërlinash.
Westminster Magistrates vendosi se krahas garancisë monetare atij i është vendosur në këmbë një pajisje elektronike monitorimi njohur si “tag”.
Përfshi paraqitjen çdo të shtunë në stacionin policor të Colindale dhe mosndërrimin e adresës së banimit në Cockfosters Road, Barnet, në veri të Londrës.
Kërkesa e drejtësisë shqiptare për të ekstraduar Alban GJIDIAJ do të shqyrtohet nga kjo gjykatë me 4 dhe 5 Dhjetor.
Ai do të arrestohej në Londër më 30 Janar 2025.
Në Gusht 2024 përmes operacionit ‘Inkorporimi’ prokurorët e SPAK dhe Agjentët e BKH në bashkëpunim ne skuadrën operacionale arrestuan në Tiranë tre persona.
U sekuestruan një sasi armësh të cilat fshiheshin nëpër mobilie e dërgoheshin me furgonë drejt Anglisë.
Arsenali i armëve të sekuestruara përbëhej prej 25 armë zjarri qindra fishekë, lazera që i montohen armëve speciale dhe shërbejnë për qitje në distancë, dhe pajisje optike.
Në këtë operacion në Tiranë u arrestuan Adulla Hoxhaj, Bojken Turtulli dhe Rifat Avdiaj.
Tre të tjerë u shpallën në kërkim dy prej të cilëve njëri në Kolumbi dhe tjetri në Londër tashmë të arrestuar si pjesë e kësaj dosje.
Po për këtë hetim në Kolumbi për qëllim ekstradimi në Shqipëri është prangosur Almir Gjidiaj vëllai i Alban Gjidiajt.
Top Channel