Aksident i rëndë në Elbasan! Automjeti përplas biçikletën, një i plagosur rëndë
14/07/2025 21:06
Një aksident i rëndë ka ndodhur në aksin Elbasan – ish-Metalurgjik.
Një autoveturë sipas burimeve nga vendngjarja ka përplasur një person i cili po qarkullonte me biçikletë në vendin e quajtur “ish-qendra tregtare”.
Drejtuesi i biçikletës ka pësuar dëmtime të shumta. Paraprakisht raportohet se gjendja e të aksidentuarit kritike për jetën.
Top Channel