
Ministrat nga vendet e Ballkanit kanë mbështetur anëtarësimin e Ukrainës në NATO.
Një deklaratë e përbashkët e samitit u publikua nga Ukraina dhe Kroacia, pas një takimi ministror në Dubrovnik sipas mediave vendase.
Nënshkruesit përfshinin zyrtarë të lartë nga Kroacia, Kosova, Moldavia, Mali i Zi, Shqipëria, Maqedonia e Veriut, Rumania dhe Sllovenia.
Sipas deklaratës, anëtarësimi në NATO mbetet “opsioni më i mirë i sigurisë me kosto efektive për Ukrainën”.
“As Rusia dhe asnjë shtet tjetër që nuk është anëtar i NATO-s nuk ka të drejtë të vërë veton ndaj zgjerimit të Aleancës”, thuhej në deklaratë.
Deklarata gjithashtu mbështeti anëtarësimin e ardhshëm të Ukrainës dhe kandidatëve të tjerë në Bashkimin Evropian.
Top Channel