
Presidenti iranian, Masoud Peszeshkian i shpëtoi vdekjes për pak gjatë luftës 12-ditore me Izraelin, sipas agjencisë iraniane të lajmeve, Fars.
Fars, raportoi të shtunën se Forcat Ajrore Izraelite bombarduan kompleksin e Këshillit Suprem të Sigurisë Kombëtare të Iranit më 16 qershor, tre ditë pasi filloi lufta.
Gjashtë raketa goditën hyrjet dhe daljet e ndërtesës, një praktikë e ngjashme me atë të përdorur gjatë operacionit izraelit për të vrarë udhëheqësin e Hezbollahut Hassan Nasrallah, sipas Fars. Sulmi ndërpreu energjinë elektrike.
Pjesëmarrësit në një takim të mbajtur brenda ndërtesës në atë kohë arritën të gjenin strehim të sigurt, por disa prej tyre, përfshirë Pezeshkian, u plagosën.
Në një intervistë me gazetarin amerikan, Tucker Carlson rreth një javë më parë, Pezeshkian kishte përmendur tashmë atentatin ndaj tij, duke sugjeruar një dalje të mundshme informacioni nga agjencitë e inteligjencës për shkak të saktësisë së sulmit.
Ka pasur spekulime se një agjent ishte i përfshirë, raportoi agjencia Fars, e cila kritikoi mediat perëndimore për injorimin e një “akti flagrant të terrorizmit shtetëror”, ndërsa dënoi vendimet fetare të udhëheqësve iranianë kundër figurave të tilla si presidenti i SHBA-së, Donald Trump dhe kryeministri izraelit, Benjamin Netanyahu.
Top Channel