Humb jetën 81-vjeçari në Tiranë, u gjet pa shenja nga i biri në banesën e tij

13/07/2025 21:20

Një ngjarje e rëndë ka ndodhur mbrëmjen e ditës së sotme në Tiranë, pasi një 81-vjeçar është gjetur pa shenja jete në banesën e tij nga i biri.

Sipas policisë dyshohet se i moshuari është vetëvrare me një mjet prerës. Grupi hetimor ka mbërritur në vendngjarje për të zbardhur rrethanat e ngjarjes.

Njoftimi i policisë:

Më datë 13.07.2025, rreth orës 20:05, në rrugën “Ferdinand Paparisto”, shtetasi A. Gj. ka njoftuar Sallën Operative të DVP Tiranë se në banesë ka konstatuar pa shenja jete babain e tij, shtetasin R. Gj., rreth 81 vjeç, i cili dyshohet se është vetëvrarë me mjet prerës.

Menjëherë në vendngjarje kanë mbërritur shërbimet e Policisë dhe grupi hetimor, të cilët po punojnë për sqarimin e plotë të rrethanave të ngjarjes.

Top Channel