Sherr në Lungomare, plagoset me thikë në kraharor një person
12/07/2025 08:00
Një 57-vjeçar është dërguar i plagosur me thikë në spitalin rajonal të Vlorës.
I dëmtuari ndodhet në gjendje stabël, koshient, ndërsa po merr ndihmën e parë mjekësore.
Në ambientet e spitalit ndodhet edhe policia ndërsa kanë nisur hetimet për shkaqet e ngjarjes.
I plagosuri i identifikuar si G. Vreshtazi ka marrë plagë në kraharor, teksa ngjarja dyshohet se ka ndodhur në zonën e Lungomares, pas një konflikti.
Top Channel