
Teksa në Srebrenica varroseshin eshtrat e shtatë viktimave të tjerë të genocidit të vitit 1995 dhe e gjithë bota kujtonte mbi 8 mijë burrat dhe djemtë myslimanë të ekzekutuar nga pjesëtarët e Ushtrisë së Republikës Serbe të Bosnjes dhe formacioneve paraushtarake nga Serbia, u mbrëmje, serbët kaluan në provokime duke lëshuar përpara kishës atje muzikë fyese për boshnjakët.
Mediat në Prishtinë pohojnë se pasi shumë të ftuar, delegacione ndërkombëtare, qytetarë dhe familje të pikëlluara u larguan nga Srebrenica, nisi një furi provokimesh me qëllime të qartë: të shqetësohen boshnjakët në Srebrenicë, të dërgohen mesazhe urrejtjeje dhe të kremtohej genocide i kryer.
Muzika e vendosur përpara kishës ishte ajo e Baje Malog Knindzhe, ku në mënyrat më të tmerrshme fyhen boshnjakët, lartësohen krimet dhe bëhen thirrje për dëbim. Përmasat dhe brutaliteti i vrasjeve 30 vjet më parë në enklavën ku mijëra vetë kërkuan strehim nga forcat serbo-boshnjake – tronditën botën dhe çuan në disa dënime të profilit të lartë në Gjykatën Penale Ndërkombëtare për ish-Jugosllavinë.
Në mesin e të dënuarve me burgim të përjetshëm është komandanti i atëhershëm i forcave serbe, Ratko Mlladic, i gjetur fajtor për krime lufte, krime kundër njerëzimit dhe genocid. Për presidentin e Serbisë Aleksandar Vucic megjithatë, në Srebrenicë nuk u krye genocid, por vetëm krim.
Top Channel