“Nuk jemi dakord për tarifën e vendosur nga Trump”/ Presidentja e Meksikës optimiste: Besoj se do të arrijmë një marrëveshje me SHBA

12/07/2025 22:59

Meksika shpreh besim në arritjen e një marrëveshjeje me SHBA-në për tarifat e vendosura nga presidenti Donald Trump.

Presidentja e Meksikës, Claudia Sheinbaum, u shpreh se tarifa prej 30% mbi produktet meksikane e njoftuar Trump ishte e padrejtë.

Taksa e re iu njoftua Meksikës gjatë negociatave të mbajtura në Shtetet e Bashkuara të premten midis zyrtarëve nga të dy vendet.

Ne treguam në tryezën (e negociatave) se është një trajtim i padrejtë dhe se nuk jemi dakord. Meksika është tashmë në negociata për të rënë dakord për një alternativë ndaj tarifave doganore që do të lejonte që bizneset dhe vendet e punës të mbroheshin në të dy anët e kufirit “, thanë Ministritë e Ekonomisë dhe Punëve të Jashtme në një deklaratë të përbashkët.

Administrata shpreson të shmangë hyrjen në fuqi të tarifave që më 1 gusht, tha Trump në një deklaratë të përbashkët.

Top Channel