Një i vdekur, shumë të zhdukur pas fundosjes së një anijeje me emigrantë në Republikën Dominikane

12/07/2025 08:06

Një person ka vdekur dhe më shumë se 20 të tjerë rezultojnë të zhdukur pasi një varkë që transportonte emigrantë të paligjshëm u fundos në brigjet e Republikës Dominikane, thanë autoritetet të premten, duke shtuar se 17 persona ishin shpëtuar.

Varka mbante të paktën 40 persona, tha Mbrojtja Civile Dominikane. Ajo po shkonte drejt Porto Rikos, një territor amerikan rreth 130 kilometra larg bregut lindor të Republikës Dominikane.

Marina tha se kishte shpëtuar 10 dominikanë dhe shtatë haitianë nga një varkë druri që u fundos. Midis të shpëtuarve ishte edhe një fëmijë.

Imigrantët e paligjshëm u paguajnë deri në 7,000 dollarë kontrabandistëve për të hipur në varka për të arritur në Porto Riko, duke kërkuar një të nesërme më të mirë.

Top Channel