Policia ka dalë me një deklaratë zyrtare pas vdekjes së ish-ambasadorit gjerman në Shqipëri Werner Daum.

“Rreth orës 12:30, në Golem, në një dhomë hoteli, është gjetur pa shenja jete shtetasi Ë. D, 82 vjeç (ish-ambasadori gjerman).

Nga këqyrja paraprake, nuk janë konstatuar shenja dhune. Dyshohet se vdekja ka ardhur për shkaqe natyrale.

Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe po vijon punën për zbardhjen e plotë të rrethanave të rastit”, sqaron policia.

Top Channel