
Me kërkesë të prokurorit Adnan Xholi, Gjykata e Posaçme konfirmoi masat që ishin mungesë ndaj shtatë të arrestuarve si pjesë e një grupi që trafikonte drogë nga Amerika Latine.
Në masën arrest në burg përfunduan Arjan Gjata Vilson Roci, Musa Gjikola, Akil Alushi, Jani Mecja, Selami Lushkaj dhe Erjon Dani, ish shef komisariati. Hetimi dy vjeçar i prokurorit të posaçëm Adnan Xholi që ka mori shkas nga komunikimet në SKY ECC zbulon mes 13 episodeve jo vetëm raste të trafikimit të gati 3500 kilogramë kokainë e 700 kg kanabisi, por edhe të ndërhyrjes tek gjyqtarët e prokurorë të tjerë nën verifikim tek të cilët dyshohet se ndërhyhej për të zbutur dënimet. Ky krim sipas SPAK ka ndodhur gjatë 2020 dhe dyshohet se kanë bashkëpunuar Vilson Roci dhe Musa Gjikola dhe të tjerë që janë ende në kërkim.
Dyshohet në dosje se janë premtuar e ofruar shuma 7500 euro, dhe tetë mijë euro për të zbutur masën e dënimeve dhe të arrestit në tre raste. Zyrtarisht SPAK insiston se oficeri Dani gjatë kohës për të cilën dyshohet ka mbajtur detyrën e shefit të policisë kriminale dhe shefit të komisariatit numër 3, ka shpërdoruar detyrën mbasi I ka vendosur të dhënat nga TIMS një shtetasi nën hetim.
Ndërkohë për çështjet e drogës, kokainës prej 3 tonë e gjysmë të sekuestruar në kohë të ndryshme në Gjermani dhe Belgjikë, ka shtetas të tjerë në kërkim. Sekuestrimet e atëhershme kanë nxjerrë edhe emra të mëparshëm , të cilët janë vendosur nën hetim dhe që ndiqnin si metodë të trafikut të kokainës nga Amerika Latine drejt Europës fshehjen e ngarkesave në fruta ekzotike.
Top Channel