Një aksident rrugor është shënuar këtë pasdite në kryqëzimin që lidh Lagjen e Vjetër me lagjen e Re ku dy makina tip ‘Mercedes Benz’ janë përplasur me njëra-tjetrën.

Si pasojë janë lënduar dy drejtuesit e dy mjeteve, si dhe janë shkaktuar dëme të mëdha tek të dyja makinat. Siç shihet edhe nga pamjet aksidenti ka qenë shumë i frikshëm duke rrezikuar jetën e kalimtarëve që lëvizin në trotuar si dhe jetën e shitësit të biznesit. Ndërkohë policia ka nisur hetimet rreth këtij aksidenti.

Aktualisht në këtë kryqëzim mungon edhe sinjalistika edhe pse në këtë kryqëzim ka lëvizje të kalimtarëve!

Top Channel

BILETA Portokalli - Bileta