
Një zjarr i përmasave të mëdha ka përfshirë mesnatën e kaluar zonën kodrinore pranë fshatit Malas-Bregas në qytetin e Dimalit.
Flakët, të cilat vijojnë ende edhe sot në mesditë, janë përhapur me shpejtësi duke përfshirë një sipërfaqe të madhe toke dhe duke shkrumbuar qindra pemë ulliri.
Në ndihmë të forcave zjarrfikëse të Dimalit kanë mbërritur edhe trupa nga Fier, Lushnje dhe Berat. Megjithatë, terreni i vështirë dhe era e fortë po e bëjnë tepër të vështirë ndërhyrjen dhe lokalizimin e flakëve.
Autoritetet vendore dhe emergjencat civile janë në terren, ndërsa dëmet e shkaktuara deri më tani janë të konsiderueshme. Vijojnë përpjekjet për neutralizimin e plotë të zjarrit dhe shmangien e rrezikut për banesat pranë zonës së prekur.
Top Channel