
Presidenti amerikan, Donald Trump u përpoq të bënte të qartë axhendën e tij të imigracionit gjatë një takimi me udhëheqësit e pesë vendeve afrikane në Shtëpinë e Bardhë.
Donald Trump diskutoi mundësinë e dërgimit të emigrantëve të deportuar nga Shtetet e Bashkuara në pesë vendet.
“Ajo që amerikanët po thonë është se ka azilkërkues që kanë qëndruar për për vite me radhë dhe se do të donin t’i dërgonin jashtë vendit, diku tjetër, ata që po shkaktojnë probleme”, tha Presidenti i Liberisë Joseph Boakai për gazetën FrontPage Africa me seli në Monrovia në një intervistë të ndjekur nga Bloomberg.
“Ata nuk po detyrojnë askënd, por duan që ne të dimë se ky është shqetësimi i tyre dhe po pyesin se si mund të kontribuojmë, si mund të ndihmojmë?”, tha ai.
Në thelb, administrata amerikane u ka bërë thirrje pesë vendeve të veprojnë si “vende pritëse” për emigrantët që nuk i dëshiron.
Bisedimet vijnë vetëm disa ditë pasi Gjykata Supreme e SHBA-së vendosi në favor të administratës Trump dhe hapi rrugën për largimin e tetë emigrantëve të mbajtur në Xhibuti nga vende duke përfshirë Myanmarin, Sudanin, Meksikën, Vietnamin, Laosin dhe Kubën në Sudanin e Jugut.
Një faktor kritik në zgjedhjen e pesë vendeve është konflikti politik në Sudanin e Jugut, i cili mund të përshkallëzohet në luftë civile. Kjo mund ta shtyjë administratën amerikane të marrë në konsideratë pesë vendet me të cilat u mbajt Samiti si një alternativë më të mirë, pasi të gjitha qeverisen nga demokraci relativisht të qëndrueshme.
Pesë krerët e shteteve afrikane siguruan partnerin e tyre amerikan se për marrëdhënien e tyre, është një shqetësim i përbashkët, por është diçka për të cilën duhet të mendojnë, tha Boakai.
“Megjithëse kur të fillojnë të na pyesin, ne do të dimë si t’u përgjigjemi”, shtoi ai.
Top Channel