
Një banesë e marrë me qira në Vlorë ishte kthyer në ‘fole’ prostitucioni.
Një shtetase spanjolle, A.A., 43 vjeç, banuese në Spanjë kishte marrë një ambient me qira në lagjen ‘Pavarësia’, të cilën e shfrytëzonte për prostitucion tre vajza të huaja.
Spanjollja u shpall në kërkim, ndërsa u referuan materialet në Prokurori ku nisi procedimi në gjendje të lirë për shtetaset venezuelase R. L., 25 vjeçe, K. C., 30 vjeçe dhe H. S., 30 vjeçe, banuese në Vlorë.
Vijon puna për lokalizimin dhe kapjen e shtetases së shpallur në kërkim dhe për dokumentimin e plotë të veprimtarisë së saj kriminale.
Materialet procedurale iu referuan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Vlorë, për veprime të mëtejshme.
Top Channel