Rrëmbimi dhe zhdukja e Jan Prengës/ SPAK i përçarë për dënimin e Festim Bexhdilit: Në pamjet e sigurisë ai …

11/07/2025 12:11
Jani Prenga, viktima

SPAK  i përçarë për qëndrimin për dënimin e  Festim Bexhdilit.

Ndërsa prokurorja Elsa Kackini është shprehur se duhet te qëndrojë në fuqi dënimi i përjetshëm i njërit prej të akuzuarve për rrëmbimin e Jan Prengës, prokurori tjetër Behar Dibra është tërhequr nga akuza e mëparshme dhe e ka zbutur qëndrimin. Prokurori Behar Dibra kërkon rikualifikim të veprës penale për Festim Bexhdilin, sipas gazetares së Top Channel, Anila Hoxha.

Ai kërkon të dënohet me 20 vite burgim.

Prokurori Behar Dibra: Mbajtja peng e Prengës është si shkak i pazareve të drogës në Angli. Fakti që Bexhdili gjendet në atë orë në kompleks është për faktin që punonte në kompleks, Bexhdilit i është kërkuar nga Altin Hajri të bëjë veprimet që ai ka kryer. Nuk mund të bëhet përgjegjës Bexhdili për vrasjen e Jan Prengës, por duhet të jetë përgjegjës për veprimet ndihmuese.

Prokurorja Elida Kaçkini: Nga tërësia e provave vleresojmë që vendimi i shkallës së parë për Bexhdilin duhet të lihet në fuqi.

Referuar provave të paraqitura vlerësojmë janë përmbushur dhe detyrimet e lëna nga Gjykata e Lartë. Nga provat ka rezultuar se vepra penale është kryer në bashkëpunim.

Rezulton se rrëmbimi ka qenë i paramenduar pasi viktima është ndjekur disa ditë më parë. Provohet gjithashtu se itinerari dhe kohën e lëvizjes së mjetit tregon se kompleksi “Golden” ka qenë i paramenduar.

Bexhdili ka patur vendndodhje të ndryshme ditën e ngjarjes, ka ndjekur një itinerar dhe referuar pamjeve filmike tregon dijeninë dhe marrëveshjen e Altin Hajrit dhe Bexhdilit për ngjarjen.

Bexhdili shfaqet në pamjet e sigurisë me një telefon të bardhë në duar dhe kontrollon garazhin, pasi nuk ka konstatuar qe nuk ka njeri ai pret ne derën e garazhit, dy të pandehurit e presin mjetin ne derën kryesore të kompleksit.

Ne vlerësojmë që i pandehuri ka vepruar me ndërgjegje dhe dijeni të plotë dhe është vënë në dispozicion te grupit kriminal për 10 orë. Kërkojmë që vendimi me dënimin me burgim të përjetshëm për te pandehurin FesTim Bexhdili të konsiderohet i drejtë. Prokurore Elida Kackini është shprehur për lënie në fuqi të vendimit të shkallës së parë.

Prokuror Behari është shprehur për ndryshimin pjesërisht të vendimit të shkallës së parë, duke e shpallur fajtor Bexhdilin për veprat penale siç në vendimin e shkalles së parë, por në bashkëpunim të thjeshtë dhe jo në grup të strukturuar kriminal, duke e dënuar me 20 vjet burgim dhe jo me burgim të përjetshëm sikurse e ka dënuar shkalla e parë.

Prokurore Elida Kackini është shprehur për lënie në fuqi të vendimit të shkallës së parë.

Prokuror Behari është shprehur për ndryshimin pjesërisht të vendimit të shkallës së parë, duke e shpallur fajtor Bexhdilin për veprat penale siç në vendimin e shkallës së parë, por në bashkëpunim të thjeshte dhe jo në grup të strukturuar kriminal, duke e dënuar me 20 vjet burgim dhe jo me burgim të përjetshëm sikurse e ka dënuar shkalla e parë.

Top Channel