Makina merr flakë në mes të Fierit, panik te kalimtarët
11/07/2025 16:10
Automjeti përfshihet nga flakët në qendër të qytetit të Fierit.
Një automjet tip ‘Fiat Punto’ me targa të huaja u përfshi nga flakët mesditën e sotme në qendër të Fierit, duke shkaktuar panik tek kalimtarët.
Zjarrfikësit ndërhynë në kohë dhe shuan zjarrin, duke parandaluar përhapjen e tij.
Ndërsa dyshohet se zjarri është shkaktuar nga një defekt teknik. Fatmirësisht nuk pati të lënduar, por vetëm dëme materiale.
Top Channel