
Të paktën tre persona janë vrarë në sulmet ajrore të forcave kolumbiane në veriperëndim të vendit kundër anëtarëve të Clan del Golfo, kartelit më të madh të drogës në Kolumbi.
Operacioni ushtarak u zhvillua të enjten në një zonë malore dhe të paarritshme të Antioquia-s dhe “deri më tani, ka tre të vdekur dhe një të arrestuar”, tha zyrtari Luis Eduardo Martinez për Blu Radio. Sipas autoriteteve, të katër personat i përkasin Clan del Golfo.
“Bombardimet shkaktuan një rrëmujë të madhe”, tha Martinez, duke vlerësuar se edhe anëtarë të tjerë të kartelit të drogës u vranë.
Ky është operacioni i katërt ushtarak kundër Klanit del Golfo në rajonin e Antioquia që nga fillimi i vitit. “Është vlerësuar se për shkak të katër sulmeve ajrore precize, janë eliminuar afërsisht 30-40 anëtarë të Klanit del Golfo”, tha Ministri Kolumbian i Mbrojtjes Pedro Sanchez në një postim në platformën X.
Presidenti socialdemokrat Gustavo Petro u zgjodh në vitin 2022 duke premtuar “paqe të plotë” dhe filloi bisedimet me grupe të ndryshme – guerilas, paraushtarakë, trafikantë droge – me shpresën e përfundimit të luftës gati gjashtëdekadëshe të Kolumbisë përmes negociatave. Por, me gati një vit deri në fund të mandatit të tij, negociatat me grupet më të fuqishme të armatosura kanë dështuar dhe qeveria e tij ka nisur operacione ushtarake kundër tyre.
Analistët politikë ia atribuojnë ndryshimin e qëndrimit të Gustavo Petros kthimit të Donald Trump në Shtëpinë e Bardhë, pasi presidenti amerikan ka ushtruar presion mbi Kolumbinë që të mbajë një qëndrim të ashpër kundër grupeve të armatosura të përfshira në trafikun e drogës.
Udhëheqësit e dy vendeve janë përplasur në muajt e fundit për çështje të tilla si deportimet e emigrantëve të paligjshëm, vendosja e tarifave dhe një komplot i dyshuar për të rrëzuar Petron me përfshirjen e dyshuar të politikanëve republikanë nga SHBA-ja.
El clan del golfo ha sido bombardeado por el ministro de indefensa pachamamerto, pero me pregunto : ¿Cuántos bombardeos le han hecho al ELN y las FARC?
¡DISIMULEN UN POQUITO MALPARIDOS!pic.twitter.com/4gTb0yuYpm— Adriana Martinez (@Adrianaveterin2) July 11, 2025
Top Channel