Video/ Pamje të rënda, tiktok-erja përplas për vdekje 59-vjeçarin ndërkohë që ishte live në rrjetet sociale Tridhjetë luftëtarë të organizatës kurde PKK dorëzuan armët të premten në një ceremoni simbolike në Kurdistanin irakian, vetëm dy muaj pasi grupi shpalli përfundimin e luftës së armatosur kundër Turqisë.
Ceremonia, që u zhvillua pranë shpellës historike të Casenes në provincën Sulaimaniyah, shënon një kthesë historike në kalimin e PKK-së nga një organizatë e armatosur në një lëvizje politike demokratike.
Para rreth 300 të pranishmëve, luftëtarët, burra dhe gra, vendosën armët e tyre në një gropë, të cilat më pas u dogjën në mënyrë simbolike. Në një deklaratë zyrtare, PKK tha se dorëzimi i armëve bëhet për të garantuar suksesin e procesit të paqes dhe ndërtimit të një shoqërie demokratike. Ankaraja përshëndeti këtë zhvillim si një “pikë pa kthim” në rrugën drejt paqes.
Zyrtarë të lartë turq e cilësuan ceremoninë si një hap konkret dhe të mirëpritur në fazën e tretë të procesit të çarmatosjes. Kjo fazë vjen pas muajsh negociatash të ndërmjetme mes qeverisë turke dhe liderit historik të PKK-së, Abdullah Ocalan, i cili ndodhet në burg që nga viti 1999. Më 12 maj, PKK shpalli zyrtarisht shpërbërjen e saj, duke premtuar se do të vijojë betejën për të drejtat e kurdëve me mjete paqësore dhe demokratike.
Ceremonia u shoqërua me masa sigurie, ndërkohë që një natë më parë, dy dronë u rrëzuan pranë bazave të forcave peshmerga, pa shkaktuar viktima. Të pranishëm në aktivitet ishin përfaqësues të qeverisë së Kurdistanit të Irakut, të agjencive turke të inteligjencës, deputetë të partisë pro-kurde DEM dhe përfaqësues ndërkombëtarë.
Presidenti turk Recep Tayyip Erdogan deklaroi se procesi i paqes do të fitojë vrull pas këtij vendimi të PKK-së për të dorëzuar armët.
Top Channel