
Ndërsa po pret që t’i drejtohet Gjykatës Kushtetuese për të vijuar betejën e tij kundër dënimit me burg, ish deputeti Ervin Salianji zbatoi verdiktin e gjykatës së Fierit për dënimin me kusht.
Por sidoqoftë Salianji, i cili qëndroi nëntë muaj në burg pas dënimit me një vit heqje lirie, sheh si opsion për vënien e drejtësisë ndaj tij Gjykatën e Strasburgut. Ish deputeti i dënuar për kallëzim të rremë për dosjen e Babale vazhdon të akuzojë.
Salianji: Jemi në kushtet e një regjimi, ku dënimi im politik dhe çdo ditë qëndrimi në burg konfirmon që për interesa politike dhe për çdo interes tjetër që bie ndesh me ato të vullnetit personal të Edi Ramës për të mbajtur pushtetin me çdo formë, përdoren të gjitha institucionet dhe instrumentet ekstra politike për të krijuar klimë terrori. Do të jem përsëri edhe një herë tjetër brenda këtij muaji, pastaj në vijim ndërtohet një program për shërbimin e provës. Përderisa është krijuar ky institucion dhe ndeke zbatimin vendimit të Gjykatës, jam në respekt të vendimit.
Ish deputeti u paraqit në Shërbimin e Provës në Tiranë pak ditë pasi gjykata e Fierit i pranoi kërkesën për ta liruar.
Top Channel