Vrau efektivin e “Shqiponjave”, Prokuroria e Fierit kërkon burgim të përjetshëm për Azgan Mernicën

10/07/2025 13:44

Prokuroria e Fierit shpalli pretencën ndaj Azgan Mernicës dhe kërkoi dënimin me burg të përjetshëm të tij.

Siç raporton gazetarja e Top Channel Anila Hoxha, i akuzuari vrau  punonjësin e policisë Novrus Cenaliaj, ndonëse dallohej qartë që ai ishte efektiv policisë dhe i veshur me uniformën e forcave Shqiponja.

Ngjarja tragjike ndodhi mesditën e 13 majit 2024, ku i pandehuri Azgan Mërnica vrau me armë zjarri efektivin e policisë, në kohën kur ky i fundit mbante veshur uniformën e Forcave Speciale “Shqiponja”

Sipas organit të Akuzës, konflikti mes viktimës dhe të pandehurit ka lindur për shkak se ky i fundit, ndërsa drejtonte automjetin e tij, është futur në kthesë me shpejtësi, pa kontrolluar rrugën, duke përbërë rrezik për qytetarët.

Viktima i ka tërhequr vëmendjen të pandehurit për këtë veprim, shkak për të cilin i pandehuri ka ndaluar automjetin e tij, ka zbritur me çantën ku kishte armën e zjarrit, i është afruar dhe ka shtënë drejt fytyrës së efektivit, duke i shkaktuar atij vdekjen e menjëhershme.

Top Channel