Po planifikonin sulme gjatë Krishtlindjeve dhe Vitit të Ri, autoritetet turke arrestojnë 117 anëtarë të dyshuar të Shtetit Islamik pas bastisjeve në Stamboll Moska ka lëshuar akuza të drejtpërdrejta ndaj Berlinit, dhe shprehet e bindur se Gjermania po synon të marrë pjesë në sulmet ushtarake të Ukrainës përtej kufijve rusë.
“Pas gjithë kësaj velloje fjalësh qëndron dëshira e maskuar keq e qeverisë Merz për të marrë pjesë edhe në goditjet që mbërrijnë thellë brenda territorit tonë. Berlini duket nuk e kupton se përdorimi i raketave Taurus kundër shënjestrave brenda Rusisë do të përfaqësojë për ne përfshirjen direkte të Gjermanisë në konflikt”-tha Maria Zakharova, zëdhënëse e Ministrisë së Jashtme ruse.
Më herët, kancelari gjerman Fridriech Merz e kishte lënë të hapur mundësinë e furnizimit të Ukrainës armë me rreze të gjatë veprimi, duke llogaritur këtu raketat e fuqishme Taurus.
Merz e pati pohuar pas një takimi me Presidentin ukrainas Volodymyr Zelenski në muajin maj se Gjermania është e gatshme të dërgojë raketa të tilla, vetëm se në një rast të tillë këto sisteme armësh nuk do të përdoren nga ushtarë gjermanë, por nga trupat ukrainase.
Këtë gjë, kreu i ekzekutivit gjerman e përsëriti së fundi në një emision televiziv në mediat publike vendase, e kjo solli dhe reagimin e ashpër tani të Kremlinit.
Top Channel