Marrëveshja Starmer-Macron… vetëm 6 përqind e emigrantëve që shkojnë në Angli do t’i kthehen Francës

10/07/2025 12:39

Vetëm 6 përqind të emigrantëve do rikthen në Francë pas marrëveshjes anglo-franceze, e aftë të rikthejë drejt Francës.

Rreth 6 përqind të emigrantëve të ardhur me gomone në brigjet angleze, në kuadër të një projekti të titulluar “marrëveshje kokë më kokë”, ndërkohë që kryeministri britanik i thotë presidentit francez se do përpiqet ta bëjë Britaninë më pak atraktive për emigrantët.

6 përqind do të thotë, me fjalë të tjera, vetëm 50 emigrantë në javë, ose 1 në 17 syresh, do dërgohen në Kalë të Francës edhe pse qeveria britanike do donte që këto rikthime të rriteshin.

Pakti nënkupton që ridërgimi i emigrantëve drejt Francës dhe kontinentit do bëhet në shkëmbim të pranimit të azilkërkuesve nga Britania të atyre që kanë lidhje familjare me Britaninë.

Shifra e 50 emigrantëve në javë është një pikë në oqean, po të kihet parasysh se 44 mijë emigrantë kanë mbërritur në Britani, që kur kanë ardhur në pushtet Laburistët e Sir Keir Starmer përpara një viti.

Nga njoftimi i zyrës së Kryeministrit britanik të dyja palët sugjerohet se janë ende larg një marrëveshjeje të re për të ndaluar gomonet, edhe pse këtë të enjte vazhdon samiti anglo-francez. Britania i ka paguar Francës rreth 770 milionë sterlina për frenimin e gomoneve, fonde që kanë dështuar me sukses në frenimin e kalimeve ilegale.

Macron në parlamentin britanik ka deklaruar se ka shumë faktorë atraktivë ç’ka inkurajon ardhjen e emigrantëve drejt Britanisë.

Deri më sot, të gjitha qeveritë britanike, duket se kanë treguar naivitet të spikatur në bashkëpunimin me Francën për çështjen e kalimeve ilegale në La Mansh, nisur edhe nga shuma e madhe e financimeve britanike për autoritetet franceze, kur numri i të ardhurve mbetet jashtëzakonisht i lartë.

Pakënaqësi për marrëveshjen ka opozita britanike e cila ka dështuar mandat pas mandati, për çështjet e emigracionit, ashtu edhe në radhët e partnerëve të tjerë evropianë për bashkëpunimin në nivele dypalëshe mes Britanisë dhe Francës, dhe jo në një plan më pan-evropian për një sfidë kaq të madhe sigurie, siç është ajo e kalimeve dhe emigracionit të paligjshëm përmes kontinentit evropian.

Top Channel