Kërkon lirinë, Meta depoziton në Gjykatën Kushtetuese kërkesën për shfuqizimin e vendimit të Gjykatës së Lartë

10/07/2025 18:38

Kreu i Partisë së Lirisë, Ilir Meta, ka dërguar në Gjykatën Kushtetuese kërkesën për shfuqizimin e vendimit të Gjykatës së Lartë, që e la në paraburgim.

Meta kërkon shfuqizimin e vendimit të Gjykatës së Lartë që e la në burg më 27 shkurt. Gjithashtu, ish-presidenti i Republikës kërkon edhe shfuqimin e vendimit të mëparshëm, atij të 19 nëntorit 2024, kur Apeli në GJKKO e la në burg.

I arrestuar në tetor të vitit të kaluar, Meta ndodhet në qeli dhe kërkon zëvendësim të masës së sigurisë nga arrest në burg në një masë tjetër më të lehtë.

Top Channel