Houthit vijojnë sulmet ndaj anijeve të lidhura me Izraelin, grupi rebel: Nuk do ndalemi deri sa të mbarojë agresioni në Gaza

10/07/2025 17:29

Udhëheqësi i lëvizjes Huthi tha të dielën se grupi rebel jemenas do të vazhdojë të parandalojë çdo kompani nga transportimi i mallrave që lidhen me Izraelin përmes zonave të caktuara detare, pas dy sulmeve të fundit ndaj anijeve të mallrave.

Abdul Malik al-Houthi tha se ndalimi i grupit për kalimin e anijeve, të cilat Huthit i konsiderojnë të lidhura me Izraelin, përmes Detit të Kuq, Gjirit të Adenit dhe Detit Arabik mbetet në fuqi.

“Operacionet tona detare kundër anijeve do të vazhdojnë për sa kohë që vazhdon agresioni i Izraelit në Rripin e Gazës”, tha ai.

Rebelët jemenas sulmuan dhe fundosën dy anije me flamur liberian të operuara nga kompani greke të dielën dhe të hënën.

Eternity C u fundos dje pasi Huthit sulmuan dhe fundosën Magic Seas, duke përsëritur sulmet që filluan në nëntor 2023 në të cilat u sulmuan më shumë se 100 anije.

Të gjithë anëtarët e ekuipazhit të Magic Seas u shpëtuan para se të fundosej.

Katër anëtarë të ekuipazhit të Eternity C supozohet të jenë të vdekur dhe sipas burimeve të sigurisë detare u vranë gjatë sulmeve.

Në total, 10 anëtarë të ekuipazhit të Eternity C janë gjetur, përfshirë 8 anëtarë filipinas, një indian dhe një anëtar të Ekipit të Sigurisë Detare me kombësi greke.

Njëzet e pesë persona ishin në bordin e anijes dhe 11 mbeten të zhdukur.

Që nga fundi i vitit 2023, Huthit kanë sulmuar dhjetëra anije në brigjet e Jemenit që ata besojnë se janë të lidhura me Izraelin dhe më pas anije amerikane, duke pretenduar se po veprojnë në solidaritet me palestinezët në Rripin e Gazës, ku po zhvillohet lufta midis Izraelit dhe Hamasit.

Top Channel