Fund i lumtur për sërfistin 19-vjeçar në Australi, humbi në det dhe u gjet në një ishull të shkretë

10/07/2025 18:10

Një i ri në Australi, i cili u zhduk në det të mërkurën, u shpëtua një ditë më vonë, pasi kaloi natën në një ishull të pabanuar milje larg bregdetit.

Sipas CBS News, 19-vjeçari, i identifikuar si Darcy Diefholtz, thuhet se kishte shkuar për surf në një plazh në Woolley, një qytet bregdetar 300 milje në veri të Sidneit-pasi kishte dalë nga shtëpia e tij të mërkurën pasdite.

“Kur ai nuk u kthye në shtëpi, të afërmit e tij të shqetësuar kontaktuan autoritetet”, tha policia.

Policia nisi një kërkim në tokë dhe në det rreth plazhit Gooli dhe sërfisti u “gjet shëndoshë e mirë” në një ishull të vogël të nesërmen.

Në një postim në Facebook, Marine Rescue NSW tha se anëtarët e ekipit të kërkimit “po hidheshin nga gëzimi” kur gjetën djalin e zhdukur. “Çfarë rezultati i pabesueshëm!” tha Marine Rescue NSW. Darcy Diefholz e kaloi natën në North Solitary Island, rreth 11 kilometra larg bregdetit.

Shpëtimi ishte “një mrekulli që ndodh një herë në një milion”, tha babai i 19-vjeçarit, Terry Diefholz.

Top Channel