Flakët përfshijnë një banesë në Tiranë
10/07/2025 16:00
Flakët kanë përfshirë një banesë pranë Pazarit të Ri në Tiranë këtë të enjte.
Siç shikohet nga pamjet, nga banesa del tym i zi, që ngrihet në qiell. Forcat zjarrfikëse janë nisur drejt vendngjarjes, ndërsa mësohet se pas ndërhyrjes, zjarri është neutralizuar. Nuk dihen ende arsyet e rënies së zjarrit, por bëhet me dije se asnjë person nuk ka mbetur i lënduar nga flakët.
Top Channel