E Ngarkuara me Punë e SHBA takohet me Dumanin: Vlerësojmë bashkëpunimin e SPAK në luftën kundër krimit ndërkombëtar
10/07/2025 14:30
Sot, e Ngarkuara me Punë e SHBA, Nancy VanHorn u takua me Kreun e SPAK Altin Dumani dhe disa prej prokurorëve të përkushtuar që janë pjesë e këtij institucioni.
VanHorn vlerësoi bashkëpunimin e SPAK në luftën e Shteteve të Bashkuara kundër krimit ndërkombëtar, trafikut të drogës dhe emigracionit të paligjshëm dhe falënderoi Dumanin për guximin dhe angazhimin e SPAK në shkatërrimin e rrjeteve kriminale që kërcënojnë sigurinë e Shteteve të Bashkuara dhe të Shqipërisë.
Top Channel