“Zyrtarët policorë na e vranë”, vëllai i Zejnullahut tregon bisedën e fundit: Kishte një dëshirë
09/07/2025 22:46
Një ngjarje e rëndë ka tronditur Kosovën, pas vdekjes në duart e policisë së 27-vjeçarit nga Lipjani, Agon Zejnullahu.
Vëllai i tij, Albani, në një intervistë për Top Story u shpreh se vëllanë ia kanë vrarë disa zyrtarë policorë.
“Ka ndodhur ajo që nuk do ta besonte asnjë person i një vendi demokratik. Na u vra vëllai nga disa zyrtarë policorë.
Dy orë para ngjarjes kam komunikuar për herë të fundit. Ishte në gjendje normale. Më pyeti se kur do të vinin fëmijët e mi se e kishte marrë malli. Fëmijët erdhën, ai doli, dhe nuk i pa më kurrë”, u shpreh ai me zërin që i dridhej.
Top Channel