
Një zjarr masiv pyjor përfshiu periferinë e Marseille.
Flakët, të ndihmuara nga erëra të forta deri në 70 km/h, avancuan shpejt drejt qytetit, duke krijuar një situatë alarmante për banorët e zonës.
U mobilizuan më shumë se 700 zjarrfikës, me 220 automjete, helikopterë dhe aeroplanë për të frenuar përhapjen e flakëve. Qyteti i u shndërrua në një peizazh të mbuluar me tym e hi, ndërsa zjarri po afrohej me shpejtësi ndaj periferive urbane.
Shumica e fluturimeve janë ndaluar që nga ora 12:00 e një dite më parë, ndërsa disa nga fluturimet janë devijuar drejt aeroportit të Nice, Nimes e qyteteve të tjera rajonale.
Për më tepër, lëvizjet hekurudhore në drejtim veriperëndimor janë ndërprerë për shkak të flakëve që po afroheshin pranë binarëve, shkruan The Guardian.
Kryebashkiaku Benoit Payan u bëri thirrje banorëve të 16‑të rretheve të qëndrojnë brenda, të mbyllin dritaret dhe të shmangin rrugët, për t’iu hapur rrugë emergjencës. Efektet e tymit janë ndjerë deri në qendër të qytetit.
Top Channel