Moti ekstrem ‘pushton’ Bosnje-Hercegovinën, publikohen pamje të reja dramatike
09/07/2025 07:14
Një stuhi e fortë shiu ka tronditur Maoçin në afërsi të Brçkos të Bosnje-Hercegovinës.
Banorët raportojnë dëme të konsiderueshme, çati të dëmtuara dhe degë të rrëzuara, ndërsa stuhia u zgjat për vetëm disa minuta, por me intensitet të jashtëzakonshëm, duke lënë pas frikë dhe rrënoja.
Sipas N1BiH, stuhia “shkatërroi gjithçka”, rrëzoi pemë, dëmtoi çati, goditi automjete dhe copëtoi pjesë të infrastrukturës lokale.
Meteorologët paralajmërojnë se stuhitë e papritura, të ndikuara nga përzierja e valës së nxehtë dhe depërtimit të ajrit të ftohtë, mund të sjellin edhe rrufe, breshër dhe përmbytje kryesisht në pjesën veriperëndimore të vendit, përfshi Bihaçin.
Top Channel