Amerikanët fajësojnë rebelët Huthi për rrëmbimin e marinarëve të Eternity C

09/07/2025 21:11

Ambasada amerikane në Jemen, me seli në Riad, akuzoi sot rebelët Huthi për rrëmbimin e anëtarëve të ekuipazhit të anijes Eternity C, e cila u sulmua ndërsa lundronte në Detin e Kuq.

“Pasi vranë kolegët e tyre dhe fundosën anijen, terroristët Huthi rrëmbyen shumë nga anëtarët e mbijetuar të ekuipazhit të anijes Eternity C”, tha ambasada amerikane në një postim në platformën X.

Misioni diplomatik amerikan bëri thirrje për “lirimin e menjëhershëm dhe pa kushte” të marinarëve.

Top Channel