Zjarri tragjik në Londër/ Shpallen fajtorë tre persona, të lidhur me grupin mercenar Wagner

08/07/2025 14:35

Tre persona janë shpallur fajtorë për një sulmin në depon industriale në Londër, e cila kishte lidhje me ndihmën për Ukrainën.

Sipas gjykatës në Old Bailey, sulmi u krye në emër të grupit mercenar rus Wagner, i cili është shpallur organizatë terroriste nga qeveria britanike.

Jakeem Rose (23 vjeç), Ugnius Asmena (20 vjeç) dhe Nii Mensah (23 vjeç) u shpallën fajtorë për zjarrvënie të qëllimshme në njësinë industriale në Leyton, në lindje të Londrës, më 20 mars të vitit të kaluar.

Hetimet zbuluan se sulmi ishte organizuar nga Dylan Earl (20 vjeç) dhe Jake Reeves (23 vjeç), të cilët kishin pranuar më herët fajësinë për zjarrvënie të rënduar dhe kishin vepruar në emër të grupit Wagner.

Depoja e shënjestruar përdorej për të dërguar ndihma humanitare dhe pajisje satelitore për internet drejt Ukrainës. Dëmet e shkaktuara vlerësohen të kenë qenë rreth 1 milion paund.

Ky rast përbën një paralajmërim serioz për ndikimin në rritje të aktiviteteve të huaja të dëmshme në territorin britanik, duke përfshirë tentativa të ndërhyrjes nga grupet e lidhura me Rusinë.

Top Channel