Trump bën gati letrën e tarifave për Bashkimin Europian, presidenti: BE po na trajton shumë mirë në negociata tregtare

08/07/2025 20:45

Presidenti i SHBA-së, Donald Trump, tha sot se “me shumë mundësi” do t’i dërgojë një letër Bashkimit Evropian në dy ditët e ardhshme duke njoftuar tarifat që vendet evropiane do të duhet të paguajnë për të eksportuar në SHBA.

Gjatë mbledhjes së kabinetit në Shtëpinë e Bardhë, Trump komentoi se Evropa “po na trajton shumë mirë” në negociatat tregtare.

Lidhur me anëtarët e grupit BRICS të vendeve në zhvillim, ai tha se “shumë shpejt” do të vendosen tarifa shtesë prej 10% ndaj tyre.

“Putin vret njerëz dhe përhap marrëzira”

Gjatë diskutimit me gazetarët rreth Rusisë, Trump nisi një sulm të ashpër ndaj Vladimir Putin, duke thënë se nuk ishte i kënaqur me të dhe se ai po “vriste shumë njerëz”, me viktima që përfshinin si ushtarë rusë ashtu edhe ukrainas.

Ai nuk hezitoi të përdorte gjuhë të ashpër ndaj homologut rus: “Putin na hedh shumë gjëra të pista”.

Në të njëjtën kohë, ai komentoi me ironi se presidenti rus “është gjithmonë i sjellshëm, por në fund të fundit nuk ka rëndësi”.

Top Channel