
Një ngjarje tragjike ka ndodhur ditën e sotme, ku në liqenin e Shkodrës kapiteni i anijes turistike humbi jetën pasi u hodh në ujë për të shpëtuar dy turistë.
Bashkia e Shkodrës ka reaguar pas tragjedisë.
“Sot, Bashkia Shkodër humbi një nga njerëzit e saj më të përkushtuar, kapitenin e anijes turistike, Arben Anamali, i cili humbi jetën gjatë një akti heroik për të shpëtuar dy turistë që po rrezikoheshin të mbyteshin në liqenin e Shkodrës.
Një akt humanizmi, por fatkeqësisht me një fund të hidhur. Arbeni ishte gjithmonë në shërbim të vizitorëve dhe turistëve, duke dhënë kontributin e tij me pasion dhe përkushtim deri në momentin e fundit të jetës.
Bashkia Shkodër shpreh ngushëllimet më të sinqerta për familjen Alamani në këtë moment të vështirë”, thuhet në deklaratë.
Top Channel