Tjetër aksident në Korçë, drejtuesi humb kontrollin dhe përplaset me shtyllën
08/07/2025 20:35
Një tjetër aksident është shënuar pak momente më parë në afërsi të fshatit Bitinckë të Devollit.
Drejtuesi ka humbur kontrollin duke dalë nga rruga e duke u përplasur me shtyllën anës rrugës.
Mësohet drejtuesi se ka marrë dëmtime ndërsa po transportohet me ambulancë drejt spitalit të Korçës.
Policia ndodhet në vendngjarje për zbardhjen e rrethanave, ndërsa ky është aksidenti i dytë brenda pak orësh në Korçë.
Top Channel