Një studim i fundit i publikuar në revistën “Social Psychological and Personality Science” ka hedhur dritë mbi një sjellje të përditshme që shpesh paragjykohet: thashethemet.

Sipas kërkimit, ndarja e tyre mes mikeshave nuk është domosdoshmërisht negative – përkundrazi, mund të jetë një formë e shëndetshme e lidhjes emocionale dhe lehtësimit të stresit.

Studiuesit theksojnë se bisedat që përfshijnë komente për të tjerët ndihmojnë në forcimin e marrëdhënieve shoqërore, përçimin e informacionit social dhe rregullimin e emocioneve, veçanërisht tek gratë.

Gjatë këtyre bashkëbisedimeve, trupi lëshon oksitocinë – hormonin e “lidhjes” dhe mirëqenies – i cili kontribuon në ndjesinë e afërsisë dhe përkatësisë.

Ndryshe nga stereotipet e zakonshme, shumica e thashethemeve janë neutrale ose pozitive dhe nuk synojnë të dëmtojnë. Ato shërbejnë si një mjet për të kuptuar më mirë sjelljet dhe motivet e të tjerëve, duke ndihmuar në krijimin e një ambienti më të bashkuar social.

Pra, herën tjetër që ndan një lajm me mikeshat, mos u ndje në faj – mund të jetë një mënyrë e natyrshme për të përkujdesur shëndetin mendor dhe për të ndërtuar lidhje më të forta.

Në fund të fundit, një bisedë e ngrohtë ditore mund të vlejë po aq sa një seancë terapie./ TAR

Top Channel