Një 23-vjeçar ka përfunduar në spital pasi është plagosur me thikë në Peshkopi.

Rreth orës 11.00, në bulevardin e qytetit të Peshkopisë, gjatë një konflikti për motive të dobëta shtetasi I.G., 24 vjeç, banues në fshatin Brezhdan, dyshohet se ka plagosur me thikë shtetasin Xh.D., 23 vjeç, banues në fshatin Ushtelenxë, i cili po merr ndihmë mjekësore në spital.

Shtetasi I. G., është shpallur në kërkim dhe vijon puna për kapjen e tij.

Ndërkohë, grupi hetimor, në drejtimin e Prokurorisë vijon punën për zbardhjen dhe dokumentimin e rrethanave të këtij rasti.

Top Channel