Rëndohet bilanci i të vdekurve nga përmbytjet në Teksas, shkon në 109 numri i viktimave

08/07/2025 21:12

Tre trupa të tjerë të pajetë janë gjetur në Teksas, duke e çuar numrin e të vdekurve nga përmbytjet shkatërruese që goditën shtetin amerikan të premten në 109.

Viktimat përfshijnë dhjetëra fëmijë që ndiqnin një kamp veror që priste rreth 750 persona.

Ekipet e shpëtimit vazhdojnë të kërkojnë persona të zhdukur, shpesh në kushte të vështira.

Vetëm në Qarkun Kerr, i cili pësoi dëmet më të rënda, janë gjetur 86 të vdekur, mes tyre rreth 30 fëmijë, siç tha Sherifi Larry Litha në një konferencë për shtyp, duke sqaruar se më shumë se 20 trupa nuk janë identifikuar ende.

Ligjvënësit demokratë po bëjnë thirrje për një hetim nëse shkurtimet e vendeve të punës në Shërbimin Kombëtar të Motit (NWS) ndikuan në reagimin e tij ndaj përmbytjeve vdekjeprurëse. Neë York Times raportoi të shtunën se zyrat e NWS në Teksas kishin mungesë stafi.

Zëdhënësja e Shtëpisë së Bardhë, Caroline Leavitt, tha të hënën se NWS kishte lëshuar “parashikime dhe paralajmërime në kohë dhe të sakta” në lidhje me rrezikun e përmbytjeve në rajon.

Presidenti amerikan Donald Trump planifikon të vizitojë disa nga zonat e prekura në Teksas, ndoshta të premten.

Top Channel