Mjeti del nga rruga në Korçë dhe përplaset me pemën, lëndohet drejtuesi
08/07/2025 18:34
Një aksident ka ndodhur mesditën e kësaj të marte në Korçë.
Sipas informacioneve paraprake, mësohet se drejtuesi ka humbur kontrollin duke dalë nga rruga e duke u përplasur me një pemë.
Ky i fundit ka marrë dëmtime dhe po transportohet me ambulancë drejt spitalit të Korccës për ndihmë mjekësore.
Policia ndodhet në vendngjarje për të bërë zbardhjen e plotë të rrethanave.
Top Channel