Macron vizitë zyrtare në Londër: Evropa dhe Mbretëria e Bashkuar duhet të hapin shtigje të reja bashkëpunimi përballë sfidave globale

08/07/2025 17:16

Evropa dhe Mbretëria e Bashkuar duhet të “hapin shtigje të reja bashkëpunimi” për t’u përballur me “sfidat e mëdha” të botës, tha Presidenti francez Emmanuel Macron ndërsa mbërriti në Britani për një vizitë zyrtare tre-ditore.

“Ky është një moment i rëndësishëm për vendet tona, është gjithashtu një moment i rëndësishëm për Evropën tonë.”

“Ne do t’i qasemi problemeve të mëdha së bashku në Siguri, mbrojtje, energji bërthamore, hapësira, inovacioni, inteligjenca artificiale, migrimi, kulturë. Ka shumë fusha në të cilat duam të ndërmarrim veprime të përbashkëta, për të thelluar bashkëpunimin tonë në një mënyrë të prekshme, efektive dhe të përhershme”, shkroi kreu i shtetit francez në X.

“Vullneti i shprehur nga Mbretëria e Bashkuar për t’u afruar me Bashkimin Evropian është një tregues i fortë që unë e mirëpres. Na angazhon kolektivisht për të hapur rrugë të reja bashkëpunimi me respekt për interesat e ndërsjella.”

Emmanuel Macron ka mbërritur në Mbretërinë e Bashkuar i shoqëruar nga bashkëshortja e tij Brigitte. Kjo është vizita e parë zyrtare e një udhëheqësi evropian që nga Brexit.

Princi i Kurorës William dhe bashkëshortja e tij Kate pritën çiftin presidencial francez teksa zbritën nga avioni.

Çifti do të pritet më pas në Kështjellën Windsor nga Mbreti Charles dhe Mbretëresha Camilla.

Top Channel